Banorët e Zhegrës së Gjilanit raportohet të jenë falur gabimisht me vite të tëra.
Kjo për shkak se Xhamia e fshatit nuk ishte kthyer kah Kibla.
Në një storie të publikuar nga Klan Kosova, bëhet e ditur se Xhamia ishte e kthyer 45 shkallë në të majtë.
Banorët nuk e kishin ditur, derisa nuk ua kishte thënë hoxha i ri i fshatit.
Por, një zgjidhje për banorët do të bëhet shumë shpejt, pasi është duke u ndërtuar një objekt i ri.