Barcelona ka arritur të kalojë në epërsi me rezultat 1:0 kundër Napolit, në ndeshjen e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin Camp Nou në kuadër të ndeshjes kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve.
Në minutën e 13-të të ndeshjes, Clement Lenglet e kaloi Barcelonën në epërsi, pas një topi të gjuajtur mirë nga Ivan Rakitic, që e mori asistin, raporton Gazeta Express.
Ndeshja e parë mes dy klubeve, e zhvilluar rreth pesë muaj më parë, përfundoi me rezultat 1:1.