2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Bashkëpunimi me Serbinë/ Revoltohet Lajçi: Zoti i marroftë, e mos lasht pa i farua krejt!

Rekomandime

Shkrimtari Çun Lajçi ka reaguar ashpër pas thellimit të bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve dhe Serbisë.

- Advertisement -

Ky reagim i shkrimitarit vjen pas bashkëpunimit të kryeministrit shqiptar Edi Rama me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe ftesës së këngëtarit serb, Goran Bregoviq.

Lajçi u shpreh se Zoti i marroftë shkijet shqiptarë, që s’po lanë me përparua ky popull, duke bashkëpunu me serbët si në kohën e Pashiqit.

“Ai donte me thanë Zoti i marroftë shkijet shqiptarë, që s’po lanë me përparua ky popull, tue u lidhë gisht për gisht me shkijet, e tua bashkpunua si n’kohën e Pashiqit, si do këndej e si ai mjekerr bardhi andej! Pra Zoti i marroftë…! E mos lasht pa i farua krejt!”, shkroi në Facebook ai, përcjell “Bota sot”.

- Advertisement -

Postimi i plotë

Pra Zoti i marroftë

- Advertisement -

E kam njoftë njenin (njoftë e keni edhe ju) që thoshte n’vazhdimësi: Zoti i marroftë shkijet…!

Ne të ngazëllyem me te, njizanit thojshim: More mos lashtë Zoti pa i marrua e pa i farua!

Por ai s’e kishte për shkijet jo, po ne s’e kuptojshim, e turreshim me ia kthye si pushkën!

Ai donte me thanë Zoti i marroftë shkijet shqiptarë, që s’po lanë me përparua ky popull, tue u lidhë gisht për gisht me shkijet, e tua bashkpunua si n’kohën e Pashiqit, si do këndej e si ai mjekerr bardhi andej!

Pra Zoti i marroftë…! E mos lasht pa i farua krejt

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit