5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Bashkimi Evropian vendos për hapjen e kufijve për 50 vende

Rekomandime

Evropianët do të vendosin javën e ardhshme për një listë me 50 vende jashtë BE-së, me të cilat do të rihapen kufijtë, theksoi sot sekretari francez i Shtetit për Çështjet e Jashtme.

- Advertisement -

“Do të duhet ta përfundojmë këtë javën e ardhshme”, deklaroi Jean-Baptiste Lemoyne në “France 2”, duke përmendur një punë shumë intensive dhe të koordinuar në mes të evropianëve.

“Ideja është të kemi ndoshta një listë të parë me 50 vende, që kanë vënë nën kontroll epideminë dhe për shkak të së cilës ne nuk rrezikojmë sigurinë shëndetësore të francezëve, të evropianëve”, shtoi ai.

Kufijtë e jashtëm të BE-së dhe hapësirës të Schengen-it, të mbyllura që prej 17 marsit për të luftuar kundër përhapjes së koronavirusit të ri, pritet të rihapen gradualisht duke filluar nga 1 korriku. Kufijtë brenda Evropës janë hapur kryesisht që prej 15 qershorit.

- Advertisement -

“Lista e vendeve do të vendoset mbi bazën e të dhënave shumë objektive epidemiologjike, siç është niveli i incidencës (numri i rasteve të reja për 100 000 banorë) dhe do riaktualizohet çdo dy javë “, nënvizoi Jean-Baptiste Lemoyne.

Ai nuk theksoi nëse destinacionet e mëdha si SHBA-ja dhe Kanadaja do të bëjnë pjesë në këtë listë të parë. /AFP

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit