1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Baton Haxhiu: Albin Kurti nuk e do Kosovën

Rekomandime

Analisti Baton Haxhiu ka folur mbrëmë lidhur me qëndrimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sa i përket dialogut me Serbinë.

Sipas Haxhiut, Albin Kurti me zvarritjen që po i bën dialogut, tregon se ai nuk e do Kosovën.

- Advertisement -

“Njeriut që historia do ta fillojë me të, që thotë skam dokumentacion çfarë është bërë me dialogun, që thotë se nuk dimë çfarë është Marrëveshja e Washingtonit, që vendos kushte për dialogun duke ditur që nuk është njeriu që mund të vendosë kushte. Njeriu që i ka sharë të gjithë që kanë marrë pjesë në dialog dhe tani i fton ta ndihmojnë në dialog.

Kam përshtypjen që ky njeri nuk e do Kosovën, kjo është fatkeqësia jonë. Ai i bën më shumë dëm popullit”, ka thënë Haxhiu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit