2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Baton Haxhiu: Gjykata Speciale është ndërtuar vetëm për Hashim Thaçin

Rekomandime

Analistët Baton Haxhiu dhe Andi Bushati kanë diskutuar vendimin e Gjykatës së Hagës për të lënë në burg ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas Haxhiu një vendim i tillë vjen në një kohë kur Prokuroria nuk ka prova dhe tha se hipoteza se dëshmitarët e mundshëm mund të jenë të ekspozuar dhe mund të sulmohet nga njerëzit që janë në burg nuk qëndron.

- Advertisement -

“Është banale të mbahet kryetari i shtetit dhe ish-kryetari i Kuvendit dhe të akuzohen se mund të dëmtojnë provat. Në Kosovë ka kaluar që moti frika e njerëzve dhe askush nuk guxon që të sulmojë dëshmitarët. Përveç kësaj, asnjë nga dëshmitarët nuk jeton në Kosovë”, u shpreh analisti.
Sipas Haxhiut “gabimi kryesor është që ekziston Gjykata Speciale, veprimet e tyre janë krejtësisht politike” pasi shtoi se “nuk mundet që për 14 muaj t’i mbash në burg dhe ende të kërkosh prova”.

Baton Haxhiu tha se ngritja e Gjykatës Speciale “është ndërtuar vetëm për një njeri dhe ai është Hashim Thaçi”, dhe shtoi se pas qëndron politika ndërkombëtare.

Andi Bushati ndonëse kritikoi tentativat që Thaçi ka bërë për t’i shpëtuar akuzave tha se e cilëson të padrejtë faktin që të mbahet ende në qeli kur nuk ka prova.

- Advertisement -

“Kam qenë kundër lojërave që ka bërë Thaçi për t’iu shmangur gjykimit nga një organ që e votoi vetë. Hyri në aventura deri në ndryshim kufijsh për t’i shpëtuar asaj dhe në fund u angazhua dhe në marrëveshjen e Donald Trump për të marrë një amnisti. Mbajtja e stërgjatur vjen erë e keqe dhe na dëshmon se kemi të bëjmë me një drejtësi politike”, tha Bushati.

Kjo shtoi ai duhet t’i shërbejmë si mësim Shqipërisë se jo çdo gjë që kërkojnë Perëndimorët është e drejtë. “Fakti që është drejtësi e të huajve nuk do të thotë detyrimisht që është drejtësi e duhur”, tha Bushati.
/Euronews Albania/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit