7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Bashkëthemeluesja e LDK’së: Po të ishte gjallë Rugova do të çonte letër në Speciale në mbrojtje të UÇK-së

Rekomandime

Melihate Tërmkolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas fillimit të gjykimit në Hagë të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Tërmkolli thotë se po të ishte gjallë Ibrahim Rugova do të dërgonte letër në Speciale në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe popullit të Kosovës dhe se do të uronte pafajësinë e të gjithë të akuzuarave.

Ajo ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti që s’e kanë thënë asnjë fjalë.

Tërmkolli ka shkruar se Osmani po merret me plotësim të stafit derisa Kurti me “Zajednicën”.

- Advertisement -

Reagimi i plotë:

- Advertisement -

Po të ishte Presidenti Rugova, e pakta që do të bënte dje, ai do të niste një letër Gjykatës Speciale në mbrojtje të luftës së UҪK-së dhe popullit të Kosovës për çlirim nga okupatori gjenocidal serb dhe do të uronte pafajësinë e të gjithë të akuzuarëve. Burrështetasi e patrioti i vërtetë, në rend të parë vë interesin e shtetit!

Asnjë fjalë nga Presidentja, tani! Asnjë fjalë nga Kryeministri, tani!

Ku po jetojnë përfaqësuesit më  të lartë të Kosovës, në çfarë planeti janë?!

Presidentja u muar me  plotësimin e “stafit” të saj, ndërsa Kryeministri dhe ndihmësit e tij me ”Zajedenicën”!

Turpi ka emër e mbiemër!

Dhe jo vetëm turpi!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit