2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

“BE-ja lakuriq në përkrahje të Serbisë”, Thaçi ndez alarmin për Kosovën: Ky është realiteti që duhet të ballafaqohemi!

Rekomandime

Analisti politik Jusuf Thaçi ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së përfaqësuesit të BE-së, Josep Borell i cili ka kritikuar Kosovën për aksionin që e mori sot në veri.

Thaçi shkruan se BE-ja është pozicionuar në përkrahje të Serbisë.

- Advertisement -

Ai shkruan se, ky qëndrim i BE-së duhet të shërbejë si alarm i fundit për shtetin e Kosovës që të zgjohet dhe të kërkojë rikonceptim të rolit të BE-së në procesin e dialogut me Kosovën.

Sipas tij, Kosova duhet të mbështetet vetëm në ndërmjetësimin, garancitë dhe përkrahjen e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë në procesin e dialogut me Serbinë.

Mirëpo, kjo sipas tij, do ta sillte Serbinë në tavolinën e dialogut bashkë me Rusinë, Kinën e disa shtete të BE-së.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Në raportet Kosovë-Serbi, BE-ja përfundimisht ka marrë pozicion, është pozicionuar në anën e Serbisë.

- Advertisement -

Jo vetëm kaq! Edhe më keq! Reagimi i sotëm i përfaqësuesit më të lartë të BE-së, z. Borell, ku ai kritikon Kosovën pse ka ndërmarrë aksione kundër kontrabandistëve e krminelëve ordinerë serbë (aksione që nuk kanë asnjë lidhje as me politikën e as me etninë), që në fakt i bie përkrahje e KRlMlT dhe krminelëve veç pse janë serbë, dëshmon që BE-ja jo vetëm është pozicionuar në anën e Serbisë, por e përkrahë atë pa kushte, në raport me Kosovën. Më lakuriq se kaq BE-ja nuk ka se si të pozicionohet në përkrahje të Serbisë.

Ky qëndrim duhet të shërbejë si alarmi i fundit për shtetin e Kosovës që të zgjohet dhe të kërkojë rikonceptim të rolit të BE-së në procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Nuk mundet një organizatë që kaq qartazi mban anën e njërës palë në dialog (bile përkrahje pa kushte) të jetë korrekte e neutrale ndaj të dy palëve të dialogut.

Vazhdoj të insistoj që Kosova duhet të mbështetet vetëm në ndërmjetësimin, garancitë dhe përkrahjen e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë në procesin e dialogut me Serbinë. Kjo normal që do ta sillte Serbinë në tavolinën e dialogut bashkë me partnerët e saj historikë e ideologjikë (Rusinë, Kinën e disa shtete të BE-së), mirëpo ky është një realitet me të cilin duhet të ballafaqohemi. Nëse jo sot – nesër, nëse jo ne – pasardhësit tanë.

Sqarim:

Kundërshtimi im kundër rolit ndërmjetësues të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi nuk ka lidhje asgjë me ambicien që Kosova të punojë për t’u anëtarësuar e integruar në BE. Këto janë dy procese të ndara, megjithëse ka tendenca të ndërlidhen e njëjtësohen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit