14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

BE-ja mirëpret rikthimin e Terminalit doganor në Trepçë, ka një kërkesë për Qeverinë

Rekomandime

Bashkimi Evropian e ka mirëpritur inaugurimin e objektit të ri të terminalit doganor në Trepçë.

- Advertisement -

Përmes një postimi në Facebook, BE-ja inkurajojnë Qeverinë që t’i zhvendosë terminalet e tjera ekzistuese doganore në ambiente në pronësi publike.

“E mirëpresim lajmin se kryeministri Albin Kurti së fundmi ka inauguruar objektin e ri të terminalit doganor të brendshëm në një objekt në pronësi publike, si në Trepçë. Ne inkurajojmë qeverinë të zhvendosë terminalet e tjera ekzistuese doganore në brendësi të vendit në ambiente në pronësi publike. Një veprim i tillë është një progres i bërë në përmbushjen e rekomandimeve për kapitullin doganor në paketën e zgjerimit të BE-së dhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit”, thuhet në njoftimin e tyre.

Megjithatë, BE-ja u ka bërë thirrje qeverisë që t’i heqë tarifat që i ngarkohen kamionëve për të shlyer detyrimet doganore kur hyjnë në terminalet e brendshme.

- Advertisement -

“Megjithatë, i bëjmë thirrje qeverisë që të heqë tarifat shoqëruese që i ngarkohen çdo kamioni për të shlyer detyrimet doganore kur hyjnë në terminalet e brendshme, pasi ato nuk janë në përputhje me MSA-në dhe krijojnë barriera shtesë për tregtinë për bizneset”.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ditën e inaugurimit të këtij objekti ka thënë se rikthimi i këtij terminali është hapi parë i përmbushjes së zotimit të tyre që deri në mesin e vitit të ardhshëm, terminalet doganore shtetërore të shtrihen në gjithë vendin.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit