2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Befason Dodik e kërcënon Gjermaninë dhe SHBA me ‘sanksione’: E keni tepruar, kemi edhe ne masa

Rekomandime

Anëtari serb i presidencës së Bosnje e Hercegovinës Milorad Dodik, vlerësoi sot se bashkësia ndërkombëtare e paska tepruar dhe vetëm po prishin punë në Bosnje e Hercegovinë. Ilaçi që po e propozojnë Amerikanët për shërim është i gabuar dhe bëjnë mirë të mos angazhohen më tha Dodik.

“Nuk jam i brengosur, e as populli nuk duhet të shqetësohet. Sa i përket ekonomisë, problem është pandemia e jo kërcënimet e tyre” tha Dodik për gazetën serb Politika kur adresoi çështjen e paralajmërimit të sanksioneve nga bashkësia ndërkombëtare për faktorët destabilizues në Ballkan.

- Advertisement -

Sipas tij në rast të sanksioneve sipas tij as Republika Srpska nuk është që s’ka kundërmasa, dhe është e gatshme t’u përgjigjet. Sarajeva politike dhe të huajt ai i akuzoi se përmes konfiskimit të pronave dëshirojnë të pamundësojnë investimet që kryhen pikërisht që të sigurohet zhvillimi i Republika Srpska.

“Ndoshta disa edhe do të tentojnë të përqeshin këtë që do ta them, por nuk është që Republika Srpska nuk është pa masa. Nëse Gjermania vendos sanksione, do t’ia kthejmë. Nuk jam i verbër që të mos e di se kush është Amerika dhe Gjermania. Por, porosia ime është – e keni tepruar. Të gjitha i keni bërë që ne të urrejmë Bosnje e Hercegovinën, që kurrë nuk e kemi dashur edhe ashtu” tha ai.

“Kemi financierët dhe të gjitha gati, e ata po i bëjnë gjitha që t’i ndalojnë këto. E pastaj na thonë jetoni së bashku. Përse të jetojmë me të tillë” tha Dodik.

- Advertisement -

Shtoi se ilaçi që po që shtyjnë para amerikanët për Bosnje e Hercegovinën, e ndoshta do të ishte zgjedhje më e mirë që ata të ndalin angazhimin Amerikanët tha Dodik dhe shtoi se të gjitha çështjet do të zgjidheshin për 24 orë dhe me qetësi sipas Dodik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit