5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Bëhet thirrje për protestë gjithëpopullore kundër qeverisë, lajmërohen mijëra vetë

Rekomandime

Një protestë gjithëpopullore është paralajmëruar që do të mbahet këtë të premte duke filluar nga ora 11:15 para ndërtesës së Qeverisë për të kundërshtuar masat e paralajmëruara të Qeverisë.

- Advertisement -

Në një grup në Facebook të thirrur nga “Zëri i Popullit” u përgjigjen për protestë 1000 vetë, ndërsa 4600 të tjerë janë shprehur të interesuar, njofton Klan Kosova.

Ndër kërkesat e këtyre është edhe dorëheqja e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Pikat e protestës, sipas njoftimit, janë:

- Advertisement -

– jo orë policore

– pakënaqësitë e shumta me qeverisje dhe masat e ndërmarra kundër covid 19.

- Advertisement -

– mos ofrimi i ndihmave materiale e financiare për popullin gjatë pandemisë.

– kthimin e shifrës prej mbi 2 milion euro të vjedhura nga thesari i shtetit (ultimatum 48 orë – të paraqiten dokumente & kryesit e aktit të turpshëm të vihen para drejtësisë.

– dorëheqja e Armend Zemajt nga pozita e ministrit të shëndetësisë, pozitë e cila nuk i takon me profesion.

“Nëse këto pika nuk zbatohen nga data 13 nëntor 2020, protesta do të marrë përmasa të tjera”, thuhet në njoftim, teksa shtohet se protestuesit gjatë shprehjes së pakënaqësive të tyre duhet të jenë të pajisur me maska dhe se nuk është kërkuar leje nga policia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit