Meterologët parashikojnë se ditën e nesërme temperaturat do të ulen dukshëm, ndërsa priten edhe reshje bore, shkrann Gazeta Metro.
Nga dita e mërkurë mbi rajon do të shtrihen zona anticiklonike, që do të favorizojnë mot më stabil, me intervale më të gjata me diell por të ftohtë, e me ngrica në orët e mëngjesit.
Ditën e martë, cilësia e ajrit pritet të përmirësohet ku vlerat do të sillen përreth vlerave mesatare, mirëpo me shtrirjen e anticiklonit mbi rajon nga dita e mërkurë, nuk parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, ndaj vlerat e cilësisë së ajrit do të kalojnë në vlera të pashëndetshme.
3.12.2019 – Ftohtë dhe kryesisht vranët. Herët në mëngjes reshje shiu dhe bore, që më pas do të shndërrohen në borë. Pasdite dhe në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 5-12m/s. Indeksi UV: 1.
4.12.2019 – Ftohtë. Në mëngjes me ngrica dhe vransira. Ditën pjesërisht vranët, e në mbrëmje priten kthjellime. Erë mesatare nga verilindja 3-9m/s. Indeksi UV: 1.