2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Bëhuni gati, pritet fundjavë me borë!

Rekomandime

Cikloni nga Atlantiku sjell mot të ndryshueshëm, me vranësira, e kohë pas kohe me reshje lokale shiu. Javën e ardhshme mot më i butëDitën e enjte mbi vendin tonë do të ndikojnë zona më të qëndrueshme të fushave të presionit të lartë në lindje të kontinentit.

Mirëpo, nga Atlantiku një ciklon më i fuqishëm pritet të përfshijë rajonin tonë ditën e premte dhe të shtunë, ku priten edhe të reshura lokale shiu, e në vise malore reshje bore, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se “nga dita e diel fusha anticiklonike me masa më të ngrohta ajrore do të depërtojnë mbi rajon, që do sjellin kthjellime dhe rritje të mëtutjeshme të temperaturave mbi vlera mesatare. Vetëm në vise të ulëta, ku mjegulla mund të mbetet edhe gjatë ditës, temperaturat do të jenë 3C deri 4C më të ulëta”.

- Advertisement -

Sipas PW, “cilësia e ajrit pasi që u përmirësua nga nata e mbrëmshme, ditëve në vijim, për shkak të qarkullimit të dobët ajror sërish pritet të kalojnë në vlera të pashëndetshme, mirëpo nga dita e shtunë sërish do të zbresin në vlera mesatare dhe të mira”.Parashikimi për datat 12-16 dhjetor:

12.12 – Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull. Ditën kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Në mbrëmje vranësirat do të shtohen, e natën mundësi për shi.13.12 – Në mëngjes kryesisht me vranësira, mundësi për riga shiu. Ditën pjesërisht vranët, me intervale me diell. Në mbrëmje vranësirat do të shtohen, e natën mundësi për shi.

14.12 – Paradite reshje lokale shiu, e në vise malore borë. Ditën pjesërisht vranët, e në mbrëmje kthjellime.15.12-16.12 – Butë kryesisht kthjellët dhe me diell. Në vise të ulëta në mëngjes mjegull, që mund të mbete edhe gjatë ditës.

- Advertisement -

Temperaturat e ajrit në rritje graduale, e nga fillimi i javës së ardhshme ndjeshëm mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 0C deri në +3C, ndërsa maksimalet nga 7C deri në 12C.Erë e lehtë nga jugu-juglindja 1-5m/s.Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të thellë nën vlera normale, e nga dita e diel rritje të shpejtë mbi këto vlera.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit