1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Bëhuni gati që nga sonte, do të bie borë në Kosovë

Rekomandime

Temperaturat në Kosovë pritet që të bien ndjeshëm.

- Advertisement -

Prishtina Weather në parashikimet për motin ka bërë të ditur se sonte do të ketë të reshura të shiut, dhe do të jetë shumë ftohtë e do të ketë erëra shumë të forta si pasojë e një cikloni në Itali.

Edhe gjatë së enjtes do të jetë shumë ftohtë, derisa në disa vende me lartësi mbidetare mbi 2000 metra priten edhe reshje të borës.

Sonte të reshura shiu, të enjten më ftohtë dhe me erë.

- Advertisement -

Nga e premta kryesisht me diell, temperaturat në rritje

Njoftimi i plotë i Prishtinia Weather:

- Advertisement -

13.10.2021 – Një ciklon nga Italia po kalon nga rajoni ynë, që në mbrëmje dhe gjatë natës sjell sërish të reshura.

Ky ciklon bart me vete masa më të ftohta ajrore, të cilat të enjten do të zbresin temperaturat ndjeshëm nën vlera mesatare, si dhe parashihet të fryj erë më e ftohtë nga krahu verior.

Nga dita e premte mbi vendin tonë shtrihen fusha më të qëndrueshme të presionit të lartë, të cilat sjellin përmirësim të motit, me më shumë diell dhe rritje të temperaturave gjatë ditës.

Në fillim të javës së ardhshme një tjetër vorbull ciklonike kalon mbi rajon, që në vendin tonë sjell sërish mundësi për të reshura shiu, e në disa pjesë të Kroacisë po priten edhe reshje dëbore.

14.10 – Më ftohtë dhe me erë.

Herët në mëngjes vende-vende me reshje shiu, e në disa zona të larta malore mbi 2000m mund të bie edhe borë.

Ditën kryesisht me vransira, dhe intervale me diell.

9.10 – Kryesisht me diell. Në mëngjes më ftohtë.

10.10 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën kryesisht me diell dhe më ngrohtë, me vransira kalimtare kryesisht të nivelit të lartë.

12.10 – Më ngrohtë gjatë ditës, kryesisht me diell dhe vransira kalimtare të nivelit të lartë

15.10 – Kryesisht me vransira, në perëndim të vendit mundësi për reshje të dobëta shiu.

Ditën e enjte temperaturat pësojnë rënie të ndjeshme, me minimalet që gjatë natës zbresin deri në 7C, e maksimalet në 15C.

Nga dita e premte maksimalet rriten në 18C deri 21C.Të enjten era do të fryj mestare dhe e fuqishme nga veriu veriperëndimi 6-15m/s, nga rrethina e Istogut me hove prej 20m/s deri 25m/s.

Mëngjesin e së premtes era pritet të pushojë. Nga e premta dhe në fundjavë do të fryj drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1-7m/s.Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes, e në fillim të javës së ardhshme do të pësojë rënie të thellë nën vlera normale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit