Bashkimi Evropian i ka dhënë dritën e gjelbër Serbisë për hapjen edhe të katër kapitujve të rinj në guadër të grupit të kapitujve 4 që përmbushin kushtet formale për anëtarësim në Bashkimin Evropian, sipas Radio Televizionit të Serbisë [RTS].
Grupi i kapitujve 4 – “Agjenda e Gjelbër dhe Lidhshmëria e Qëndrueshme” sjell më afër kapitujt që kanë lidhje me transportin, energjinë, rrjetet trans-evropiane, mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike.
Ky grup i nënkapitujve do të hapet në Konferencën Ndërqeveritare e cila do të mbahet më 14 dhjetor në Bruksel pas takimit të Këshillit të Ministrave të BE-së për Çështje Evropiane.
Grupi i kapitujve bën pjesë në Konferencën Ndërqeveritare me Serbinë më 14 dhjetor.