1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Bekë Berisha: Në ramazan po e pi veç një kafe në ditë, por me bakall

Rekomandime

Jemi në muajin e Ramazanit dhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka treguar nëse agjëron apo jo.

- Advertisement -

Ai ka thënë se për shkak të angazhimeve që në këtë muaj ka agjëruar vetëm 11 ditë, pra jo rregullisht.

“Agjërimi është sacrifice në emër të Zotit. E kam përjetuar një situatë të rëndë të luftës në Kosovë dhe me ndihmë të aleatëve, dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, por pa ndihmën e Zotit nuk kishim mujt me ardh në këtë ditë për të qenë të lirë dhe për këtë fakt e agjëroj, veç për Zotin”, ka thënë Berisha në ATV.

Ai ka thënë se nuk po mund ta agjëroj gjithë muajin e Ramazanit.

- Advertisement -

“E kam agjëru nja 11 ditë, dhe punët që po duhet me i bo, jam kryetar i Komisionit për Mbrojtje dhe po më duhet edhe me lanë ndonjëherë”, ka thënë ai.

Ai kur është pyetur si ia del pa kafe në ditët kur agjëron, deputeti Berisha ka thënë se “e kam ulë intensitetin për të pirë kafe, por e pi veç nje kafe, por me bakall”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit