1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Bekë Berisha – Sveçlës: Mos më shit mend ti mu këtu, dilum jashtë – dështon raportimi i ministrit për veri

Rekomandime

Mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë përfundoi ende pa filluar mirë, tensione e konfliktet verbale pati qysh në fillim të diskutimit, raporton Ekonomia Online.

- Advertisement -

E krejt kjo ka rrjedhë si pasojë pasi që ministri Xhelal Sveçla kishte ardhur në raportim së bashku me drejtorin e Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Për ketë kryetari i Komisionit Bekë Berisha, i ka kërkuar ministrit që të largohet nga Komisioni, derisa ka thënë se e ka bërë “faqen e zezë”.

“Mos më shit mend”, i ka thënë Berisha, ministrit.

- Advertisement -

“Drejtorin edhe juve ju kom thirr ndaras, unë kam kërkuar me kanë ndaras. Jeni mësuar me bërë lojëra, ku e ke ti problemin ministër”.

“Unë ja caktoj kënd me thirr e kë jo, s’keni nevojë me ardhur hiç ecni. Mos më shit mend këtu”.

- Advertisement -

Ministri, i’u është drejtuar kryetarit Berishës, se ku është problemi që ai të raportojë së bashku me drejtorin Mehmeti.

“Samedin Mehmeti është drejtor i Agjensicë dhe unë jam me ekipin tim. Unë skam problemi, ku e ki t’i problemin”.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti i ka thënë kryetarit Berisha se nuk e ka ndërmend të takohen ndaras, raporton EO

Deputeti, i VV-së, Enver Dugolli tha se Berisha ka ardhur në mbledhje për të bërë shou politik.

Edhe deputeti i PDK-së, Elmi Reçiça, iu është bashkangjitur kryetarit të Komisionit Bekë Berisha, pasi që edhe ai tha se ministri e drejtori janë ftuar ndaras.

Njëjte kanë vepruar edhe deputetët e VV-së pasi që kanë lëshuar mbledhjen e Komisionit.

Kryetari i Komisionit, Bekë Berisha ka thënë se Qeveria është duke e shitur vendin.

Fatmir Humolli, i vetmi deputet i VV-së që nuk ka e ka lëshuar mbledhjen e Komisionit, tha se duhet të respektohen institucionet.

Ai madje i ka quajtur propaganda zërat se VV-ja është kundër Amerikës.

“Jam shumë i sigurt se qeveria është e zgjedhur prej Kuvendit, kryeministri është i Kosovës, dhe duhet me i respektuar institucionet”.

“Tu u thirrur në emër të Amerikës popullin tonë janë t’u e kthyer kundër Amerikës”.

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçiça tha se ministri Sveçla ka pasur frikë të raportojë i vetëm.

“Ministri nuk deshi me raportuar, ai nuk mundet mu përcaktuar kushtet, veç e ka pasur ftesën dhe vet e ka pasur drejtori i Policisë dhe e dimë që është frikësuar për shkak veprimeve në veri”.

Përderisa kryetari Berisha tha se ka pasur pyetje për ministrin, e që sipas tij, ai nuk do të guxonte të përgjigjej, raporton EO.

“Kjo mbledhje është thirrur për situatën në veri. Unë kam pyetje për ministrin që nuk guxon me u përgjigj. Fatmir po i lexoj pyetjet, pse me barazuar Njësinë Speciale me strukturat e Serbisë?”.

“A e din që zëvendësimi i policisë me KFOR-it është kthim i rezolutës 1244. Pranimi i targave KM është hapi i parë drejt Zajednicës. Kom pas plot pyetje edhe për drejtorin e Policisë”, ka thënë ai./Ekonomiaonline

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit