0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

​Bekim Jashari tërhiqet nga politika, në letrën publike jep katër arsye

Rekomandime

Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se ka vendosur që nga sot edhe zyrtarisht ta pushojë aktivitetin politik në këtë komunë.

- Advertisement -

Përmes një letre publike, ai ka treguar katër arsye, që sipas tij, e kanë shtyrë për të marrë vendimin për tërheqjen nga politika.

Jashari ka njoftuar se për vendimin e tij, ka marrë përkrahjen e plotë të familjes heroike.

Letra e plotë:

- Advertisement -

Të dashur qytetarë, bashkëpunëtorë dhe mbështetës,

Duke kërkuar mirëkuptimin e secilit prej jush, ju njoftoj që kam vendosur që nga sot edhe zyrtarisht të pushoj aktivitetin tim politik në Skenderaj.

- Advertisement -

Këtë vendim e kam marrë në koordinim të plotë me familjen time, për disa arsye:

E para, asnjëherë në jetën time nuk kam pasur pretendime për të marrë pozita politike dhe pushtet por njëkohësisht nuk i kam ikur dhe nuk do t’iu iku asnjëherë përgjegjësive për t’i shërbyer vendit, në jetësim të amanetit të heronjve, dëshmorëve e martirëve të Lirisë;

E dyta, pas përfundimit të mandatit tim të parë si kryetar i Skenderajt, i hyra gares edhe për një mandat, duke prezantuar projektet e realizuara dhe programin qeverisës për mandatin e dytë. Këtë e kam bërë në formën më demokratike, në emër të gares fer dhe respektim të ligjit për çka edhe kemi punuar e luftuar me shekuj.

Nuk e kisha besuar që individ të caktuar do të degradonin gjithçka, duke shpifur, shantazhuar, blerë e manipuluar vullnetin qytetar, vetëm e vetëm për të përfituar pushtet dhe ndikim të pamerituar.

Pavarësisht gjithë asaj lufte, ishin rreth 10,000 votues që qëndruan të palëkundur dhe para tyre do të jem gjithmonë mirënjohës dhe falënderues;

E treta, në këtë situatë aspak të favorshme në të cilën gjendemi si shtet duke u nisur nga formimi i asociacionit, inflacioni, varfëria, papunësia, migrimi i të rinjve e sfida tjera, mbetet imediate nevoja për t’u unifikuar si spekter politik, për të përmbyllur procese e për të zhvilluar shtetin tonë;

E katërta, në këto rrethana se si zhvillohet politika te ne, si organizohen grupe të caktuara partiake dhe të interesit, duke përvetësuar çdo mjet propagandues, duke shkatërruar e manipuluar gjithçka vetëm për të arritur interesa grupore e individuale, prania ime në politikë, në këtë momentum të tillë nuk mund të vazhdojë.

Të dashur bashkëkombas, gjithë angazhimin tim për qytetarët e Skenderajt e kam bërë vetëm për një qëllim, t’i shërbej në paqe sikur i shërbyen të rënët në luftë dhe për këtë do të krenohem unë edhe çdo mbështetës e votues i imi deri në vdekje.

Opozitën konstruktive në Skenderaj do të vazhdojnë të bëjnë asambleistët e listës së pavarur “Ideal”, së bashku me ish bartesin e listes, Nuredin Lushtaku si udhëheqës i përkohshëm, deri në zgjedhjen e strukturave drejtuese në muajt në vazhdim, duke i dhënë hapësirë secilit qytetar që mendon ndryshe dhe e sheh të domosdoshëm ndryshimin në Skenderaj.

Në fund më lejoni që të falënderoj secilin mbështetës dhe bashkëpunëtor nga Skenderaj dhe çdo shqiptar që asnjëherë nuk ndalen së nderuari e respektuari mua dhe familjen time.

Mirëupafshim!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit