1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Beqa: Të burgosurit që vijnë nga Danimarka s’janë as hoxhë, as haxhi

Rekomandime

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka pasur disa pyetje për ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në Komisionin për Legjislacion.

Ai nuk u nda fort i kënaqur me përgjigjet e ministres, duke shprehur shqetësimin për personat të cilët Danimarka do t’i sjellë në 300 qelitë e burgut të Gjilanit që i ka marrë me qira. Beqa tha se ata “s’janë as hoxhë, as haxhi”.

- Advertisement -

“Qysh p’e shoh unë që as vetë ministrja nuk ka shumë informacione për këtë marrëveshje. Është mire me tërheq deklaratën për përfitime ekonomike, sepse këta që vijnë nga Danimarka s’janë as hoxhë as haxhi”, tha Beqa.

Ai tha se çështje specifike është edhe transferimi i 300 të burgosurve.

“Sepse nëse kishim folë që Danimarka po investon në Gjilan një fabrikë me 300 punëtorë, ndoshta kish me qenë pak më e dëshirueshme për ne si anëtarë të Komisionit sepse kish ndiku direkt në zhvillimin ekonomik”, shtoi ai.

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së tha se të burgosurit mund të jenë kryesisht narkomanë.

“Nuk kanë të bëjnë me terrorizëm, me probleme mendore, me krime lufte, por megjithatë të dënuar deri në 10 vite. Megjithatë munden me qenë kryesisht narkomanë, munden me qenë njerëz që kanë të bëjnë me droga, prostitu cion, dukuri negative”, tha Beqa.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit