6.4 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Von Cramon e hutuar se kush do ta kryesojë dialogun me Serbinë

Rekomandime

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka kërkuar sqarim se kush do t’i udhëheqë bisedimet e Kosovës me Serbinë.

Këtë e ka bërë duke komentuar një artikull të KOHËS, se kryeministri Hoti do t’ia delegojë presidentit Hashim Thaçi përfaqësimin në negociata. Hoti, vazhdon të thotë se dialogun e udhëheq qeveria.

- Advertisement -

Kush mundet të ma sqarojë çfarë do të thotë?

Kush nga Kosova është në krye të negociatave në dialogun me Serbinë?

Mendova se sipas Kushtetutës duhet të jetë kryeministri?

- Advertisement -

A nuk e paraqiti vet ai dje këtë te ekipi tij?”, shkruan Von Cramon në Twitter.

Dje kryeministri Avduall Hoti, ka thënë se ai do të jetë kryenegociator në dialog me Serbinë, por, në dokumentin 58 faqësh të planprogramit qeverisës të siguruar nga KOHA, theksohet se “palë negociuese në dialog do të jetë Qeveria, e cila i përgjigjet Kuvendit, ndërkaq presidenti e përfaqëson vendin në bazë të kompetencave kushtetuese”.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit