11.8 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Muharrem Sahiti: Kjo është arsyeja e aktivizimit të Atdhe Nuhiut, të gjithë lojtarët e dinë këtë fakt

Rekomandime

Përfaqësuesja e Kosovës e zhvillon sonte ndeshjen më të rëndësishme në histori të saj përballë Republikës së Çekisë, shkruan Zëri.info.

- Advertisement -

Ndihmësi i Bernard Challandesit te Kosova, Muharrem Sahiti, e ka sqaruar aktivizimin e sulmuesit Atdhe Nuhiu, i cili e zëvendësoi Vedat Muriqin e lënduar.

“Për fat të keq nuk e kemi Vedat Muriqin, por e kemi Atdhe Nuhiun. Ai mund te kryejë punë edhe në detyra defanzive”, tha Muharrem Sahiti për SuperSport Kosova, përcjell Zëri.info.

“Çekia nga ndërprerjet është e rrezikshme dhe duhet të kemi kujdes. Sot nuk vendos aspekti taktik, por angazhimi dhe disiplina”, theksoi Sahiti.

- Advertisement -

“Kemi punuar në aspektin psikik me lojtarët. Ata e dinë se çfarë rëndësie ka loja”, pohoi Muharrem Sahiti.

Futbollistët e Kosovës kanë zbarkuar në fushën e stadiumit “Doosan Arena” ku ndeshja fillon në 20:45.

- Advertisement -

Ata janë pritur me ovacione nga tifozët “Dardanë” të cilët ndodhen në stadium.

Kosovës në rast te fitores, i mjafton edhe një barazim ndaj Anglisë për tu kualifikuar në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit