-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Beqiri: Të gjithë deputetet e LDK-së janë me vota të partisë e jo të Vjosa Osmanit

Rekomandime

Nënkryetari i LDK’së, Ismet Beqiri, ka komentar deklaratat e Vjosa Osmanit, e cila tha se LDK’së i ka mbet vetëm logoja.

- Advertisement -

Osmani ditë më parë tha se është ajo që përfaqëson votuesin e LDK’së. Një gjë të tillë, thotë Beqiri, nuk e ka thënë kurrë, as themeluesi i partisë, Ibrahim Rugova.

“Sa i përket kësaj fjalie, që thënë sinqerisht sikur po bëhet pak famoze, është gabim shumë i madh. Deklarata e tillë nuk i bën nder as Vjosa Osmanit dhe askujt prej nesh, që sot të themi unë përfaqësoj votuesit e LDK’së e atyre iu ka mbet vetëm logoja”, tha Beqiri.

“Mos të harrojmë se për logon e LDK’së e mbi të gjitha ai që e ka bërë këtë logo, figurativisht po e them, ai kurrë nuk është thirr që votuesit i përfaqëson e LDK’së. As Ibrahim Rugova se ka thënë se i përfaqëson votuesit e LDK’së”, thotë ai në RTV Dukagjini.

- Advertisement -

“Unë mendoj se LDK i ka 28 deputetë dhe që të gjithë jemi në Kuvend me vota të LDK’së, dhe jo me vota të Vjosës. Ne e dijmë se ajo ka qenë mbartëse e listës por që të gjithë e dijmë se në zgjedhje votohet logoja”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit