15.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ish-kryeministri i Suedisë: Fitorja e Vetëvendosjes tregon zemërimin e popullit të Kosovës

Rekomandime

Ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, i ka komentuar zgjedhjet që u mbajtën sot në Kosovë dhe rezultatin në favor të Vetëvendosjes.

- Advertisement -

VV’ja e Albin Kurtit po prin me 25.99 për qind të votave, ndërsa janë numëruar mbi 80 për qind të votave.

E këtë e ka komentuar ish-kryeministri suedez që tash është bashkëdrejtues i Këshillit Evropian.

Ai në një postim në Tëitter të shoqëruar me një fotografi nga emisioni në Televizioni 7, ka shkruar se rezultati pro Kurtit tregon revoltë të popullit të Kosovës ndaj politikës deri tani.

- Advertisement -

“Me 75 për qind të votave të numëruar, duket se Vetëvendosje e Albin Kurtit do të udhëheqë. Edhe pse jo shumë e papritur, kjo padyshim që tregon një zemërim të madh në politikën kosovare”, ka shkruar Bildt, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe Kurti në një intervistë ekskluzive për T7, ka thënë se do të ngutet për ta formuar Qeverinë e re, të cilën planifikon ta formojë me LDK’në.

- Advertisement -

LDK’ja është e dyta me 1 për qind më pak se sa VV’ja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit