13.6 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Osmani: Sonte s’ka fitues, duhet të presim deri në numërimin e votës së fundit

Rekomandime

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, nga selia e partisë ka folur para gazetarëve lidhur me rezultatet e deritashme të publikuara nga KQZ-ja.

Ajo thotë se presin që të numërohet edhe vota e fundit dhe të shpallet fituesi për t’u deklaruar më pas.

- Advertisement -

Megjithatë, ajo ka thënë se opozita ka dalë fitimtare dhe nëse do të fitojë Kurti ajo ka thënë se do ta urojë.

Fjala e Osmanit nga selia e partisë:

Dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët. I falënderoj për pjesëmarrje që rezultoi me largim përfundimtar të atyre që kanë keqqeverisur dhe me një fitore të madhe të opozitës. Për sonte besoj që nuk mund të shpallet fituesi, meqenëse duhet të presim deri në numërimin e votës së fundit.

- Advertisement -

Rezultati siç po shihet do të përcaktohet nga votat me kusht dhe nga votat e mërgatës. Pas numërimit të votave me kusht dhe votave të mërgatës do të kemi një rezultat përfundimtar dhe do të dalim me një deklaratë.

Do të presim rezultatin final. Dallimi tani është diku 0,7 %, prandaj është e domosdoshme që të pritet numërimi i votave me kusht dhe atyre të mërgatës. Dhe në fund sigurisht që do ta pranojmë dhe respektojmë vullnetin e sovranit.

- Advertisement -

Duhet të presim shpalljen e fituesit dhe numërimin e votës së fundit dhe pastaj do të flasim.

Nuk pranojmë në asnjë mënyrë të negociojmë me PDK-në.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit