2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Berisha, Naim Tërnavës: Pse s’po e jep pasurinë tënde për hir të Allahut, por tubon pasuri të kësaj bote të rrejshme

Rekomandime

Opinionistja kontraverse, Kimete Berisha ka komentuar deklaratat e Myftiut, Naim Tërnava lidhur më thirrjet e këtij të fundit për të mos e lëshuar Kosovën.

- Advertisement -

Berisha është ndalur më shumë tek deklarata e Myftiut, kur tha dje se ‘Është mëkat të kërkosh punë jashtë vatanit’. Lidhur më këtë deklaratë, ajo i ka bërë një pyetje retorike kryeimamit. “Pse s’po e jep pasurinë tënde për hir të Allahut, por tubon pasuri të kësaj bote të rrejshme”.

Postimi i Kimete Berisha:

Intrigat festive!

- Advertisement -

Sipas kryeimamit Naim Tërnava:

është mëkat të largohesh nga papunësia, nga varfëria dhe nga e keqja.

- Advertisement -

Duhet të vegjetosh, të vdesësh për vatan…do të shkrihem të venitem… – edhe pasi të kryhet Ramazani.

Naimi thotë se ‘Është mëkat të kërkosh punë jashtë vatanit’, por duhet të presësh derisa qeveria ta punësojë Vetëvendosjen komplet.

Shkriju Ti. Venitu Ti. Vuaj Ti.

Pse nuk po e lë edhe ti ‘punën’,

pse nuk po bëhesh burrë i mirë e ta dorëzosh pasurinë për hir të Allahut dhe Vatanit (jepe pasurinë për jetima, o djalë, për vakëf – pse nuk e jep, jepe kerrin..nuk e kuptoj pse tubon pasuri të kësaj bote të rrejshme)…

hajde, varfërohu, dorëzoje pushtetin dhe eja të bashkangjitesh këtu me ne, në vetmi.

A e ke deklaruar pasurinë ti?

Apo, ty të kemi për identifikimin e mëkateve të huaja. Kush i shikon mëkatet t’ua!

Ti je karrierist.

A s’je ti ai që tranohesh me qenë kryesori – i pari!

Me çdo kusht.

Hundtë ua ke thyer me bërryla atyre që ta kanë shikuar shilten me lakmi.

Ti nuk mund të flasësh për lakminë.

Për lakminë mund të na flas vetëm Imam Alia, dhe Ai që është i rrethuar me të mira – dhe nuk i konsumon ato.

Për lakmi mund të na flas vetëm ai që ‘nuk pret dhjamin t’ia shkrijë sëmundja – por e shkrin dhjamin e tij me mendime’.

Shqiptarët nuk largohen nga Kosova për qejf. Shqiptarët nuk janë mëkatarë që janë larguar nga papunësia, varfëria, nga vendi ku mbijetohet me të njofshëm dhe duke vjedhur.

Ka kaq shumë njerëz të mirë Kosova.

Qysh s’po çelet toka nga gjithë këto lutje.

Qielli u nxi, të gjitha lutjet janë zatet në re.

Tash do të bie shi dhe bashkë me shiun do të bien përdhé edhe lutjet tuaja.

Jo toka por qielli s’të lē brenda Ty.

Shih sheshet: njerëzit po luten si të frikësuar nga kiameti.

Jashtë realitetit fetar – në realitetin e përditshëm, nuk i gjen këta njerëz të mirë, asnjë njeri i mirë – as për ilaç; sepse mirësinë ia falin veç Zotit, Atij që nuk ka nevojë për asgjë.

O Allah çfarë bakllave ? – nuk i

afrohet times.

S’besoj as q’ata që e ka qitë vetë – e ka ble moj.

Deri dje ka agjëruar, sot i kthehet përgojimit, nuk përmbahet as sot, sepse jeta pa intriga është monotone, edhe në festë.

Pastaj kthehesh e shikon atë aktorin e bukur turk dhe e paramendon se si dashurinë po ta shpreh ty në serial e jo asaj aktores që s’të afrohet ty, po fati kuku medet: nga jeta reale të shpëton realiteti artistik: rrena.

Kam lexuar se si një mjek në Lindjen e Mesme i ka shëruar të sëmurit me nga një lugë ujë.

Nëse rrena të shëron, sëmundja jote ka qenë rrenë.

Të rinjtë shqiptarë po urojnë në arabisht:

Eid Mubarak, se tingëllon më misterioz urimi në gjuhën e huaj!

A është besimi ‘gjen’ që trashëgohet nga familja, apo krijohet?

Nuk ke nevojë të mendosh ti, kur atë ‘punë’ e kanë kryer të tjerët para teje.

Zoti nuk u duhet njerëzve të lumtur – prandaj të gjithë janë të palumtur.

Se nëse Zoti t’i jep të gjitha të mirat – Ti e harron Zotin dhe bëhesh Zot vetë, prandaj për të ta rikujtuar veten – se sa i vetmuar dhe i humbur je – Zoti s’të lë rehat.

Qe, shih galaktikën qysh e mbulon të vërtetën me Yje.

Dje i ka vjedhur 100 milionë euro në emër të rrymës (nuk lejojnë hetime), e sot Kryeministri flet kaq keq për lakminë.

Mos lakmo – se s’ishin kurgjë milionat…thotë.

Ne jemi të vjedhur, zotni kryeimam.

Të nënçmuar.

Neve s’na bëjnë hesap për njerëz: na vjedhin në bukë, në ujë, nën këmbë: hajnia fillon prej 1 centi.

Ti nuk ke se si e lyp kusurin (paret t’ua, o jahu), sepse nuk ta jep: të vjedh para syve, para kamerave, para ligjit, para policisë, ashiqare: na vjedh pushteti, Institucionet, në mënyrë të organizuar – hapur.

Nuk e fshehin kur na vjedhin.

Na vjedh IPKO, na mashtron pa frikë nga Ligji, se IPKO është shtet vet: e di IPKO që dhe nuk gjendet kush që na mbron nga hajnat krimogjen të Kosovës – sepse as ne veten nuk e mbrojmë.

Po ndjehem si Taysoni.

Për secilin shkrim them: le të jetë ky i fundit…por pastaj, s’di çka po ndodh…

Zoti nuk po më lë rehat.

Lutju sa të duash: ndjej se sa më shumë i lutesh ‘i dukesh më budallaqe’.

P.S. Urime festa e Bajramit.

Mos ma përqesh tash shkrimin si bakllavën që e përqeshe.

Se unë e gatuaj shkrimin më mirë se Ti.

Qe, pyete Veten – në mos më besofsh mua.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit