14.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Frikë e madhe për mungesa karburantesh pas suImit të rëndë ndaj Amerikës

Rekomandime

Qeveria amerikane ka kërkuar një mbledhje emergjente të legjislativit të dielën pasi naftësjellësit më të mëdhenj në ShBA u goditën nga suIme kibernetike.

- Advertisement -

Naftësjellësi Kolonial mban 2.5 milionë barela në ditë – 45 për qind të furnizimeve të Bregut Lindor me dizell, benzinë dhe karburant për avionë.

Ky naftësjellës u shkëput nga rrjeti krejtësisht pasi një “bandë” të premten e suImoi, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Statusi emergjent që po kërkohet për ta përballuar situatën lehtëson rregullat e naftës që transportohen në rrugë.

- Advertisement -

Kjo nënkupton se vozitësit në 18 shtete amerikane mund të punojnë ekstra, apo edhe më shumë kur transportojnë benzinë, dizell, karburante avionësh apo të tjera produkte të rafinuara të petroleumit.

Ekspertët kanë thënë se çmimet pritet të rriten për 2-3 për qind të hënën, por që impakti do të rritej edhe më shumë nëse vazhdon të mos rregullohet problemi pas suImit kibernetik.

- Advertisement -

Analisti i pavarur i tregut të gazrave, Gaurav Sharma, i tha BBC-së që tashmë ka shumë karburant që ka mbetur në rafineritë e Teksasit pas asaj që ka ndodhur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit