-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Bërnabiq nervozohet me Parlamentin Evropian: Rezoluta është përtej të vërtetës, për ne Kosova s’është e pavarur

Rekomandime

Duke komentuar rezolutën e Parlamentit Evropian për Serbinë që u miratua javën e kaluar, kryeministrja e serbe, Ana Bërnabiq e cilësoi atë si “përtej të vërtetës” kur bëhet fjalë për pjesën për Kosovën. Ajo theksoi se Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

- Advertisement -

“Komisioni Evropian nuk qëndron pas kësaj rezolute. Është disi një ngushëllim dhe shpresë për mua sepse KE duhet të jetë neutral ndaj statusit, duke marrë parasysh se ka edhe pesë anëtarë të tjerë që nuk e njohin shtetin e paligjshëm të Kosovës”, tha Bërnabiq për TV Happy.

Sipas saj, nëse dikush thotë që Serbia nuk teston sa duhet për koronavirusin ose se ka mungesë të pajisjeve mjekësore, “atëherë vetëm tundni dorën dhe thoni – tani kam një punë më të zgjuar, kështu që do të punoj për atë që ka kuptim”.

“Sistemi i vlerave të pPresidentit Aleksandar Vuçiq dhe Qeverisë së Serbisë i përket shumë më shumë vlerave evropiane, të cilat ne i kemi treguar duke vaksinuar qytetarë nga rajoni, sesa që këto vlera evropiane ndahen dhe mbështeten nga deputetët e Evropës që votuan për këtë rezolutë”, theksoi Bërnabiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit