8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Bërnabiq përpIaset me Abazoviqin

Rekomandime

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq deklaroi se zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq nuk e shqetësoi tonaliteti i saj kur kishin diskutuar për vaksinat që Mali i Zi i mori nga Serbia.

Ajo me ironi deklaroi se nëse Abazoviqit nuk i pëlqen toni i deklaratave të saj, ajo do të përpiqej të fliste përmes këngës herën tjetër.

- Advertisement -

Bërnabiq tha për TV Pink se ajo është e interesuar vetëm për dy gjëra kur bëhet fjalë për Malin e Zi, për pozitën dhe statusin e serbëve atje dhe se si ta përmirësojë atë si kryeministre e Serbisë

“Në çdo rast, ne vazhdojmë të ndërtojmë një autostradë për në Malin e Zi. Ne besojmë se rrugët na lidhin, na lidhin neve, popujt tanë, qytetarët. Është e rëndësishme për ne që lehtë ta arrijmë njëri-tjetrin, ta vizitojmë, të punojmë së bashku”, tha Bërnabiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit