Bernie Sanders afër të bëhet kandidat për president: Çka mendonte ai për Kosovën më 1999

0
658
Bernie Sanders

Kandidati demokrat në garën presidenciale në SHBA, Bernie Sanders, kishte mbrojtur fuqishëm Kosovën para Kongresit amerikan në vitin 1999.

Sanders tashmë nuk ka asnjë diskutim që ka gjasat bindshëm më të mëdha për t’i dalë kundër Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në nëntor të këtij viti.

Por, cila do të jetë politika e Sanders karshi Kosovës nëse ai ia del të bëhet president i ShBA-ve? Për një gjë të tillë nuk dihet shumë, megjithëse si shumica e socialdemokratëve është kundër qasjes intervencioniste në shumicën e rasteve, kur ajo bëhet patrionizuese dhe skllavëruese për popujt e tjerë.

Ai madje ka premtuar edhe tërheqjen e të gjitha trupave amerikane nga Afganistani, dhe shqyrtimin e qëndrimit të trupave të tjera amerikane në vende të tjera.

Por, në kohën kur po vendosej fati i Kosovës dhe kishte jo pak kundërshtime edhe në Kongresin amerikan në lidhje me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, Sanders i kishte thënë një PO të madhe kësaj ndërhyrjeje.

Bernie madje nuk kishte ngurruar që ta quante kriminel lufte Sllobodan Millosheviqin, duke thënë se njerëzit në Kosovë do të duhej të ktheheshin në shtëpinë e tyre dhe se Kosovës duhej t’i sigurohej ndonjë formë e vetëqeverisjes.

“Kushtetuta është shumë e qartë. Është kongresi që duhet të vendos për paqe e luftë. Është presidenti që është komandant suprem i ushtrisë, por është kongresi ai që vendos se a duhet ta përdorim ushtrinë. Kam dëgjuar sot disa njerëz që thonë se ndërhyrja jonë në Kosovë do të ishte jo-kushtetuese. Kanë të drejtë. Por, edhe ndërhyrja e ShBA-ve në Vietnam, Granadë, Panama e vende të tjera ishte po ashtu jokushtetuese.”