5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Besnik Bislimi e shpërndan një postim ku Edi Rama quhet pro-serb

Rekomandime

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka shpërndarë një postim, ku presidenti i Shqipërisë, Edi Rama, quhet “pro-serb”.

Besnik Bislimi këtë postim e ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook pak minuta më parë.

- Advertisement -

“Ju kam thënë moti që Edi Rama është burrë i mirë, veç që është pak pro serb”, thuhet në postimin e një qytetari, të cilin më pas e shpërndau Besni Bislimi nëpërmjet profilit të tij privat në Facebook.

Postimin që e ka shpërndarë Bislimi më pastaj e ka fshirë nga profili i tij.

- Advertisement -

Fotografia është shkrepur gjatë takimit të mbajtur dje në Greqi në kuadër të Samitit SEECP (procesi i bashkëpunimit të Evropës Juglindore).

Në foton e cila është shpërndarë nga presidentja Osmani, ajo shihet duke buzëqeshur me kancelarin gjerman me me liderët e tjerë, por i akullt duket qëndrimi i kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

- Advertisement -

Se raportimi mes tyre është i ftohtë e dëshmojnë edhe fotografitë që ka publikuar Rama.

Rama në fotografitë e publikuara shihet duke folur e buzëqeshur me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ndërsa në një foto shihet se është shumë i afërt edhe me presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

Kryeministri shqiptar ka publikuar një fotot të përgjithshme të tryezës ku shihen të gjithë pjesëmarrësit, dhe Osmani, por në albumin e tij nuk e ka asnjë foto ku shihet vetëm me presidenten Osmani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit