4.1 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Biden ngre alarmin për krizën e bukës: Mungesa e ushqimeve do të jetë reale

Rekomandime

Presidenti i SHBA Joe Biden tha se liderët botërorë kanë diskutuar mundësinë e krizës ushqimore, si pasojë e pushtimi rus në Ukrainë.

Biden tha se mungesat e ushqimit do të jenë “reale”, duke cilësuar Ukrainën dhe Rusinë “shporta e bukës” për Evropën.

- Advertisement -

Furnizimet nga të dy vendet së bashku përbëjnë pothuajse 30% të tregtisë globale të grurit.

“ Çmimi i sanksioneve nuk është vendosur vetëm ndaj Rusisë. Ai është vendosur edhe mbi një numër të madh vendesh, duke përfshirë vendet evropiane dhe vendin tonë,” tha Biden në komentet pas një takimi urgjent të NATO-s në Bruksel.

Presidenti i SHBA, Joe Biden mbajti ditën e sotme një konferencë shtypi në selinë e NATO-s në Bruksel, pas takimit me liderë të tjerë botërorë të NATO-s dhe Këshillit Evropian dhe G7-ës.

- Advertisement -

Liderët kryesorë globalë po kërkojnë të gjejnë një rrugë të përbashkët dhe efektive për përgjigjet e tyre ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Presidenti amerikan foli për unitetin e NATO-s, perspektivën e përdorimit të armëve kimike nga presidenti rus Vladimir Putin dhe rolin e mundshëm të Kinës në konflikt.

Pikat kryesore të fjalimit të presidentit amerikan në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë

- Advertisement -

NATO : Biden tha se NATO asnjëherë nuk ka qenë më e bashkuar se sa është sot. “NATO nuk ka qenë kurrë, kurrë më e bashkuar se sa është sot. Putini po merr pikërisht të kundërtën e asaj që synonte të kishte si pasojë e hyrjes në Ukrainë” , tha Biden.

Armët kimike: I pyetur për kërcënimin e armëve kimike, presidenti tha se SHBA-të do të përgjigjeshin nëse Putini do t’i përdorte ato, por “natyra e përgjigjes do të varej nga natyra e përdorimit”.

Kina: Presidenti i SHBA Joe Biden tha se beson se Kina i kupton pasojat potencialisht të tmerrshme ekonomike që do të pasonin nëse vendi do t’i japë ndihmë Rusisë në luftën e saj në Ukrainë. Biden tha se kishte një “bisedë shumë të drejtpërdrejtë” me presidentin kinez Xi Jinping javën e kaluar mbi këtë temë. Ai tha se “nuk bëri kërcënime”, por e bëri të qartë se Xi “i kuptoi pasojat e ndihmës së tij ndaj Rusisë”.

Mungesa e ushqimit: Presidenti i SHBA Joe Biden tha se liderët botërorë kanë diskutuar mundësinë e krizës ushqimore, si pasojë e pushtimi rus në Ukrainë.
Biden tha se mungesat e ushqimit do të jenë “reale”, duke cilësuar Ukrainën dhe Rusinë “shporta e bukës” për Evropën.
Furnizimet nga të dy vendet së bashku përbëjnë pothuajse 30% të tregtisë globale të grurit.

Refugjatët: Biden tha se shpreson të vizitojë refugjatët ukrainas ndërsa ai është në Evropë. “Kam në plan të përpiqem t’i shoh ata njerëz … Shpresoj të shoh shumë njerëz.”
Presidenti vuri në dukje se gjatë gjithë karrierës së tij politike ai ka vizituar shpesh refugjatët, duke i quajtur skenat “shkatërruese”.

G20: Biden tha se beson se Rusia duhet të hiqet nga Grupi i 20.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit