Fshati Maqitevë në Suharekë është zbardhur nga dëbora në mëngjesin e sotëm, shkruan Gazeta Metro.
Mëngjesin e së enjtes bora ka mbuluar disa vende të Kosovës Bora ka zbardhur disa vende në Ferizaj e po ashtu edhe në Prevallë, por edhe në Suahrekë.
Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se dita sot parashihet të jetë më aktive sa i përket reshjeve, pasi që parashihen reshje të shiut me intensitet mesatar deri të lartë.
Sipas IHMK-së në viset e larta do të ketë kushte që përveç reshjeve të shiut të ketë edhe reshje bore (shi me borë).
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.
Radio Vala ka publikuar fotografi nga fshati Maqitevë, ku shihet ka rënë mjaft borë.