12.6 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Bie shitja e veturave me 25 %

Rekomandime

Për shkak të krizës së madhe ekonomike të shkaktuar nga Covidi-19, tregu evropian i veturave do të tkurret me 25 për qind në vitin 2020, deklaroi Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA).

Shitja e veturave në bllokun prej 27- anëtarësh pritet të bjerë me 3 milionë njësi, nga 12.8 milionë në 2019 në 9.6 milionë në vitin 2020.

- Advertisement -

Më herët shoqata deklaroi “se pas goditjes së valëve të virusit në periudhën midis marsit dhe majit, tregu i BE-së është tkurrur me 41.5 për qind deri tani këtë vit”, transmeton “Monitor”-i.

“Kjo situatë pritet të lehtësohet në një farë mase në muajt e ardhshëm pasi masat kufizuese janë hequr në të gjithë rajonin”.

Pritshmëria e vitit 2020 paraqet shifrat më të ulëta të shitjeve të makinave që nga viti 2013.

- Advertisement -

Industria e automjeteve punëson rreth 13.8 milionë evropianë, direkt dhe indirekt, duke përbërë kështu 6.1 për qind të të gjitha vendeve të punës në union.

Masat për të parandaluar përhapjen e virusit, të tilla si mbyllja dhe kufizimet kufitare, ndikuan thellësisht në aktivitetet ekonomike, veçanërisht në BE dhe Shtete të Bashkuara.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit