Janë mëse 100 vaksina të koronavirusit që po punohen dhe 8-10 prej tyre kanë tërhequr vëmendjen e themeluesit të Microsoft Bill Gates.
Ky i fundit ka investuar qindra miliona dollarë për zhvillimin e një vaksine përmes organizatës së tij filantropike Bill dhe Melinda Gates.
Deri më sot fondacioni i tij ka dhënë 250 milionë dollarë për të luftuar Koronavirusin.
Në një postim në blog ditën e Enjte ai foli për procesin e prodhimit dhe shpërndarjes së një vaksine. Ai shkruante se një vaksine i duhen 18 muaj për tu zhvilluar.
“Deri më 9 Prill 115 vaksina të ndryshme kandidate janë në zhvillim dhe 8 deri në 10 prej tyre janë premtuese,” tha Gates.
Sipas tij këto vaksina kanë qasje të ndryshme për të mbrojtur trupin nga CoVID-19. Ato përmbajnë një version të dobët të patogjenit aq sa për të stimuluar një përgjigje imunitare nga trupi i njeriut.
Një sfidë më vete për zhvillimin e kësaj vaksine është shfaqja për herë të parë e CoVID-19 pak muaj më parë. Por themeluesi i Microsoft mendon se rikthimi në normalitet është i pamundur pa një vaksinë.