4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Binjakët nga Ferizaj dalin në ‘rren’, zbulohen deklaratat e tyre të dhëna në Polici

Rekomandime

Policia e Rajonit të Ferizajt i ka mbyllur hetimet për rastin e dy vëllezërve binjakë nga Ferizaj, të cilët kishin thënë se e përdorin të njejtën pasaportë dhe patent-shofer.

Për të dalë sa më interesant në një emision televiziv, dy vëllezër binjakë nga Ferizaj kanë deklaruar rrejshëm se e përdorin të njejtën pasaportë dhe se vozisin me një patent-shofer.

- Advertisement -

Madje, njëri kishte shkuar edhe më larg, duke thënë se ka hyrë në testin për patent-shofer për të vëllain.

Por, të gjitha këto deklarata i kanë mohuar, sapo janë ftuar për intervistim nga Policia. Atje kanë thënë se këto deklarata i kanë bërë veç për argëtim, meqenëse edhe natyra e emisionit ishte e tillë.

Se dy vëllezërit i kanë mohuar deklarimet e mëparshme të tyre e kanë konfirmuar nga Policia e Rajonit të Ferizajt.

- Advertisement -

“Në lidhje me pyetjet e juaja Policia Rajonale e Ferizajt me datë 08.10.2021 ka intervistuar personat Bujar dhe Ismail Rexhepi vëllezër binjak, të cilët të ftuar në një emision televiziv argetues në ATV me date 06.10.2021, kanë deklaruar, sipas tyre emisioni ka qenë argëtues dhe për shoë, ku kanë thënë edhe disa gjëra të pavërteta, si puna e Patentë shoferit dhe Pasaportës. Të njëjtit deklarojnë se Patentë shoferët e tyre i kanë në menyrë të rregullt dhe se nuk ishte e vërtetë ajo çka kishin deklaruar në këtë emision dhe po ashtu edhe sa i përket Pasaportës nuk ishin të vërteta, por e gjithë biseda ka qenë për shoë televiziv”, kanë deklaruar nga Policia.

E pas intervistimit të tyre, prokurori kujdestar ka vendosur që t’i mbyllë hetimet.

- Advertisement -

Lidhur me rastin në fjalë paraprakisht, por edhe pas intervistimit të tyre policia është konsultuar edhe me Prokurorin kujdestar, i cili ka vendosur, se pasi që emisioni ka qenë zbavitës dhe të njëjtit e kanë bërë për argëtim për show kanë deklaruar aty gjëra të pavërteta dhe gjatë intervistimit e kanë mohuar një gjë të tillë, nuk ka elemente të veprës penale dhe se nuk ka arsye për zhvillim të hetimeve të metutjeshme.

Ndryshe, dy vëllezërit binjakë nga Ferizaj, Bujar dhe Ismajl Rexhepi, kanë rrëfyer ditë më parë historinë tyre në një intervistë.

Bujari kishte treguar se edhe gjatë orarit të punës, kur dikush nga klientët kërkon ta bëjë pagesën, i ngatërron se cili prej tyre i ka shërbyer.

Rasti që ka nxitur komente të shumta është ai me patentën për vozitje. Ata kishin treguar se për 10 vjet e kishin përdorur patent-shoferin e njejtë, derisa Ismajli kishte thënë se kishte hyrë edhe në test për vozitje për të vëllain.

“Për patentë shofer, kemi vozitë 10-vjet me një patentë. Për së dyti unë ia kam marrë patentën këtij, do të thotë, më së shumti sendet unë i kam bo. Pas 10-vjete prap unë ia kam marrë patentë shoferin këtij,” kishte thënë Ismajli.

Ata kishin treguar edhe se se vepronin kur i ndalte policia: “Policia po na kanë ndalë, na kanë kërkuar dokumentet unë (Bujari) ia kam dhënë patentën e këtij dhe kurrë problem s’kam pasur. ‘Në rregull merrni dokumentet, edhe ditën e mirë’ – s’kanë mundur me na vërejt kurrë.”

Por, binjakët 32-vjeçar kishin shkuar edhe më larg, duke thënë se e kanë vetëm një pasaportë, dhe që të dy e përdorin atë për të udhëtuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit