12.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Biologu Ruka: Pandemia në Shqipëri mund të shuhet pas dy javësh

Rekomandime

Profesor Et’hem Ruka, biolog në profesion, ka publikuar në Facebook disa të dhëna lidhur me ecurinë e përhapjes së Covid-19 në Shqipëri.

- Advertisement -

Sipas parashikimit të tij, nëse ecet me këtë ritëm, pandemia mund të shuhet pas dy javësh.

Ai nënvizon se, përqindja e të sëmurëve ka ardhur gradualisht duke rënë, ndërsa kurba e të shëruarve po rritet.

“Pika kritike u arrit me 12 prill kur përqindja e të sëmurëve dhe ajo e të shëruarve u bë 50% me 50%. Pas kësaj date % e të shëruarve fillon të behet me e madhe se ajo e të sëmurëve. Ritmi i përmirësimit luhatet nga 2%-3% për çdo dite. Kjo do të thotë se teorikisht nëse do të ecet me këtë ritëm, pandemia duhet të shuhet pas 2 javësh.

- Advertisement -

Ky është vetëm një parashikim teorik nisur nga ecuria e kubave të paktën për javën e fundit. I gjithë ky model përmbyset nëse nuk vazhdohet ky sistem karantinimi,” shkruan ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit