10.7 C
Pristina
Tuesday, April 9, 2024

Bislimi: Nuk duhet t’i lejojmë farmacitë t’i rrisin çmimet në situatën emergjente në të cilën ndodhemi

Rekomandime

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë për masat për parandalimin e koronavirusit ka thënë se duhet që farmacive t’u ndalohet të lëvizin çmimet.“Organizatave tregtare dhe farmacive nuk duhet t’i lejojmë që të keqpërdorin dhe t’i lëvizin çmimet në situatën emergjente në të cilën ndodhemi tani”, ka thënë Bislimi.

- Advertisement -

Me këtë propozim është pajtuar edhe zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Avdullah Hoti, i cili tha se duhet formuar një Komitet Ekzekutiv lidhur me këtë çështje.

“Propozimi është me vend, por duhet të shohim se si të merremi me këtë çështje. Nuk është rruga e duhur përmes inspektorëve. Duhet formuar një Komitet Ekzekutiv i cili merret me këtë çështje, për të mos shfrytëzuar situatat emergjente për rritje ekonomike”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit