9.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Kurti: Ata që merren me Vulinin që të mos merren me Vuçiqin, teksa fajësojnë vetëm Slobodanin, bëjnë dëm dhe e kanë gabim

Rekomandime

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është përfshire në debatin që është duke ndodhur ditëve të fundit në mes përfaqësuesit të Serbisë Aleksandër Vulin dhe autoriteteve në Kosovë dhe shoqërisë civile.

- Advertisement -

Me këtë rast kryetari i VV ka zgjedhur një qasje origjinale të rrëfimit gjatë përjetimeve të tija në burgun e Serbisë. Ai ka thënë se në burgun ku po qëndronte dëgjoheshin hapat e shpejtuar të gardianëve poshtë e lart.

“Na e ndalën edhe energjinë elektrike në pavilonin VI të burgut ‘Zabela’ në Pozharevc. Drejtoria nuk dëshironte që ne të dëgjonim radion. Beogradi ishte përfshirë nga demonstrata masive kundër Milosheviqit. Pozharevci ku ne shqiptarët mbaheshim rob lufte ishte vendlindja e tij. 20 vjet më parë, më 5 tetor 2000, u rrëzua Slobodan Millosheviq nga pushteti” , ka shkruar Kurti në një postim në rrjetin e tij social Facebook.

Sipas tij Millosheviq ishte përgjegjës për shkaktimin e katër luftërave në ish Jugosllavi, vdekjen e rreth 150 mijë joserbëve, dhe për gjenocidin mbi popullin boshnjak dhe shqiptar.

- Advertisement -

“5 tetori ndodhi, mirëpo në Serbi asnjëherë nuk erdhi 6 tetori. Ra Milosheviqi si personalitet politik, por ai nuk u braktis si politikë e Serbisë. Përkundrazi, dy vjet e gjysmë më vonë u vra kryeministri Zoran Gjingjiq, ndërsa sot Serbia udhëhiqet nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Milosheviqit: Maja Gojkoviq e cila ishte zv.kryeministre në kohën e tij sot është Kryetare e Kuvendit të Serbisë; Ivica Daçiq, i cili ishte zëdhënësi i partisë së tij sot është Ministër i Punëve të Jashtme; ndërsa sekretari i atëhershëm i Partisë Radikale të Sheshelit, partnere kjo e koalicionit me Milosheviqin, si dhe ministri i informatave në qeverinë e asaj kohe, Aleksandar Vuçiq, sot është President i Serbisë”, shkruan ndër të tjera Kurti

Ai ka thënë se tashmë 20 vjet më vonë, sot në Serbinë ‘demokratike’ ka shumë më pak opozitë sesa kurdoherë në dekadën e diktaturës së Milosheviqit.

- Advertisement -

Sipas tij ata që merren me Vulinin që të mos merren me Vuçiqin, teksa fajësojnë vetëm Slobodanin, bëjnë edhe dëm përveçqë e kanë gabim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit