1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Bislimi thotë se Daka kishte rol destruktiv në zgjedhjet e 14 shkurtit: Prokuroria ka hetuar disa manipuIime të votave nga Austria

Rekomandime

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka komentuar zhvillimet e fundit që ndodhën në Kosovë, pra shkarkimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.

Bislimi tha se Daka ka pas një rol shumë destruktiv në zgjedhjet e 14 shkurtit, pasi sipas tij, në çdo fazë të përgatitjeve të zgjedhjeve, ka qenë pjesë e orkestrimeve që të mundohet të ia kufizojë qytetarëve të drejtën e pjesëmarrjes në zgjedhje.

- Advertisement -

“Një person të cilën e emëron presidenti, e shkarkon prapë presidenti, unë mendoj që është joserioze me thanë ‘ka pas të drejtë ose s’ka pas të drejtë’, pasi kjo është kompetencë ekskluzive e presidentes për me shkarku.

Në qoftë se shkoni në retrospektivë, Daka ka pas një rol shumë destruktiv në zgjedhjet e 14 shkurtit. Në çdo fazë të përgatitjeve të zgjedhjeve, ka qenë pjesë e orkestrimeve që u mundu me ja kufizu qytetarëve të drejtën e pjesëmarrjes në zgjedhje. Ka pas pjesëmarrje aktive në orkestrimin e manipulimeve në listën e kandidatëve të VV-së, në mënyrë që të krijojë konkluzion te qytetarët, largo numrin 1 nga liste, vendos numrin 2“, tha Bislimi në KTV.

Reklamë
Ai madje tha se Prokuroria ka hetuar për disa manipulimeve të votave nga Austria, për të cilat thotë se nuk kanë mundur të bëhen pa dijeninë e saj.

- Advertisement -

“Do të thotë krejt ideja e saj ka qenë të krijohet një terren i përshtatshëm ku VV-ja nuk e arrin rezultatin e pritshëm. Ndërkaq roli i saj ka qenë balancues i forcave e jo të marrë anë. Po ta shihni pyetjen se si e ka formuluar, pyetjen që e ka dërguar në KPK-së, me pa që cilët persona duhet të largohen nga lista, shihet pak a shumë, orientimin edhe synimet e saj. Plus ka disa gjana që Prokuroria i ka hetuar pastaj me disa manipulime të votave nga Austria dhe mendoj që këto nuk kanë mundur të bëhen pa dijeninë e saj”, shtoi ai.

Kujtojmë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shkarkuar Valdete Dakën nga pozita e kryetes së KQZ-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit