11.2 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Blerim Latifi fajëson hoxhollarët për shqiptarët që po kryejnë suIme: Ata qe 20 vjet frymëzohen nëpër xhami

Rekomandime

Profesori i filozofisë Blerim Latifi ka thënë se nuk është për t’u çuditur lajmi se edhe një shqiptar qenka pjesëmarrës në suImin e djeshëm në Vjenë, pasi sipas tij disa hoxhallarë që 20 vjet nxisin dhe frymëzojnë të rinj për t’u bashkuar në organizata të ndryshme.

Latifi thotë se hoxhallarë e ideologë vahabistë propagandojnë doktrina islamiste që prodhojnë jotolerancë, kundër të gjithë atyre që mendojnë e besojnë ndryshe.

- Advertisement -

“Janë po këta që i frymëzuan afër 1000 shqiptarë për t’iu bashkuar I.S.I.S-it dhe rrjedhimisht për ta njollosur kombin shqiptar në sytë e botës demokratike”, ka shkruar Latifi ndër të tjerash në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

Njëri nga ter roristët e sulmit në Vjenë paska origjinë shqiptare.

- Advertisement -

Mos u çuditni!

Sepse, siç thuhet, atë që ke mbjellur, atë do të korrësh.

- Advertisement -

Ka 20 vite që, gjithandej trojeve shqiptare, hoxhallarë e ideologë vah abistë propagandojnë doktrina islamiste që prodhojnë jotolerancë, kundër të gjithë atyre që mendojnë e besojnë ndryshe.

Janë po këta që i frymëzuan afër 1000 shqiptarë për t’iu bashkuar I.S.I.S-it dhe rrjedhimisht për ta njollosur kombin shqiptar në sytë e botës demokratike.

Janë po këta, që sot, në vend të denoncimit e ballafaqimit me drejtësinë e vërtetë, shpërblehen me vëmendje mediale dhe me servilosje nga politikanët.

Intelektualët heshtin, se kanë frikë nga gjuha e tyre kërcënuese.

Politikanët heshtin, se kanë pazare të ndyra elektorale me ta.

Serbia fërkon duart dhe u thotë atyre që dje na shpëtuan nga gje nocidi: shikoni për kë na keni bombarduar!

Edhe njëherë: mos u çuditni me këtë suImuesin e Vjenës me origjinë shqiptare!

S’keni parë gjë akoma!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit