1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Blerim Latifi paralajmëron Albin kurtin për një vjeshtë të nxehtë elektorale

Rekomandime

Profesori universitar i Filozofisë Blerim Latifi, ka thënë se amerikanët nuk po pajtohen me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për një fillim të ri në çështjen e dialogut.

Latifi ka thënë se SHBA po kërkon që Kurti të vazhdojë dialogun aty ku e kanë lënë paraardhësit e tij. I gjendur në këtë situatë, sipas Latifit, Kurti ka dy alternativa përpara: të vazhdojë dialogun ose vendi të të shkojë në zgjedhje të reja.

- Advertisement -

Profesori ka paralajmëruar një vjeshtë të nxehtë politike në Kosovë.

Reagimi i Latifit në Facebook:

Kosnett paska thanë se historia nuk fillon me qeverinë Kurti. Do të thotë se amerikanët nuk pajtohen me idenë e Kurtit për një fillim të ri në çështjen e dialogut. Ata po kërkojnë që Kurti të vazhdojë aty ku e kanë lënë paraardhësit e tij kryeministra. Natyrisht, kjo bie në kontradiktë të plotë me ato që ka premtuar Kurti.

- Advertisement -

Në këtë situatë Kurti i ka përpara dy alternativa: të gëlltis premtimin e tij për fillimin e ri dhe të vazhdojë punën që po ia kërkojnë amerikanët ose t’u rezistojë edhe njëherë atyre dhe vendi të niset drejt zgjedhjeve të reja! Zgjedhja në këtë dilemë do të varet nga ajo që Kurti do ta gjykojë si të keqën më të vogël për të.

Mundet fare lehtë që të kemi një vjeshtë të nxehtë elektorale dhe rrjedhimisht edhe riciklimin e krizave politike që i kemi parë vit pas viti, tash e një kohë të gjatë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit