19.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Blero hahet keq me Bernard Challandesin: Ke probleme psiqike

Rekomandime

Përfaqësuesja e Kosovës nuk ishte në ditën më të mirë duke u mposhtur nga Maqedonia e Veriut me rezultat të ngushtë 2-1 në stadiumin ‘Tose Proeski’ në Shkup.

Golin e vetëm për Dardanët në këtë sfidë e shënoi Florent Hadergjonaj (29’), ndërsa për fqinjët shënoi Darko Velkovski dhe një autogol nga Benjamin Kololli.

- Advertisement -

Ndeshja e cila u shikua nga shumë shqiptarë, u ndoq me interes edhe nga figurat publike.

Këngëtari Blero pas rezultatit, shprehu revoltën e tij me trajnerin e Përfaqësueses së Kosovës, për neglizhencën e futbollistit Bernard Berisha, të cilin nuk e ftoi të ishte pjesë e lojës.

I njëjti shkruan në superlativ për futbollistin Valon Berisha, duke thënë se të gjithë lojtarët do të duhej të merrnin shembull nga ai.

- Advertisement -

“Është e papranueshme. Valon Berisha sonte e la zemrën në fushë, ju tjerët merrni shembull! Ju dua të gjithëve, ju e dini por jam shumë i zhgënjyer me pjesën e dytë të lojës. Mendoj që Bernard Challandes duhet të japë dorëheqje! Për shumë arsyem e një ndër to është Bernard Berisha. Bernard Challandes ka probleme psikike haveri, duhet urgjentisht dorëheqje. Faleminderit Bernard po e kallëzove veten me Bernard Berishën që je komplet idiot”, ka shkruar këngëtari në InstaStory.

- Advertisement -

Blero përndryshe është një fans i madh i futbollit, në veçanti ai ka treguar ndër vite se është tifoz besnik i ekipit të Barcelonës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit