1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Blerta Deliu: Nuk do të shkoja kurrë në Kuvend për një mëditje

Rekomandime

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, një javë më parë hyri në sallën e Kuvendit, u nënshkrua për mëditje dhe u largua menjëherë.

Ajo foli sërish për këtë çështje në T7, ku tha se nuk e ka ditur se bashkëpartiakët e saj e kishin lëshuar seancën.

- Advertisement -

“Nuk kemi pasur plan që ta lëshojmë seancën”, tha ajo.

Deliu ka thënë se “nuk do të shkoja kurrë në Kuvend për një mëditje”.

Paraprakisht, ajo tha se e kishte telefonuar administratën e Kuvendit për t’i thënë se nuk dëshiron ta marrë atë mëditje.

- Advertisement -

“E kam telefonuar menjëherë administratën e Kuvendit për t’i thënë që unë nuk dua të paguhem për një mëditje që është 30-40 euro nëse s’gabohem”, tha ajo.

“Përfaqësoj shumë më shumë sesa për të shkuar aty dhe për t’u nënshkruar”, ka thënë Deliu ndër tjerash.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit