1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Boksieri Klitschko: Nëse do të ketë Iuftë, do të marrë automatikun dhe t’i bashkohem mbrojtjes

Rekomandime

Kryetari i bashkisë së Kievit dhe ish-kampioni botëror i boksit në peshën e rëndë Vitali Klitschko tha në transmetimin e kanalit Ukraine 24 se në rast të një sulmi rus ndaj Ukrainës ai do të merr pjesë aktive në mbrojtje.

“Nëse fillon agresioni ushtarak, unë, si ish-ushtar, do të marr një automatik dhe do të shkoj në Iuftë”, ka thënë Klitschko.

- Advertisement -

Më herët, Klitschko kritikoi vendimin e Gjermanisë për të dërguar 5000 helmeta ushtarake në Ukrainë.

“Pesë mijë helmeta – kjo duhet të jetë një shaka. Çfarë do të na dërgojë më pas Gjermania në mbështetje? Jastëkët?” tha Klitschko.

Ai tha gjithashtu se “zhgënjimi i madh” mbizotëroi midis ukrainasve pasi Gjermania nuk i ndryshoi parimet e saj mbi tregtinë e armëve dhe nuk braktisi projektin e gazsjellësit Nord Stream 2.

- Advertisement -

Klitschko tha gjithashtu se nëse Shtetet e Bashkuara dhe Evropa lejojnë presidentin rus Vladimir Putin të pushtojë Ukrainën, Rusia nuk do të ndalet me kaq, por do të shikojë gjithashtu se si të kërcënojë vendet baltike.

“Kur Putin flet për dëshirën e tij për të rikthyer perandorinë sovjetike, ajo përfshin ish-Republikën Demokratike të Gjermanisë. Prandaj, kërcënimi i Iuftës kundër Ukrainës duhet të shqetësojë çdo gjerman”, tha Klitschko.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit