19.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Boksieri Robin Krasniqi fejohet me modelen kosovare, publikohen fotot

Rekomandime

Boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi, është fejuar me modelen Marigona Krasniqi.

Dyshja deri më tani kanë qëndruar larg kamerave, gjersa në mediat rozë është aluduar vazhdimisht për raportet mes tyre.

- Advertisement -

Megjithatë të martën, sportisti me prejardhje nga Juniku ka konfirmuar romancën e tij me bukuroshen Krasniqi, përmes një fotografie të përbashkët të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Në fotografi, Robin mund të shihet duke i dhuruar një puthje Marigonës, teksa ka vendosur një emoji në formë zemre në mbishkrimin e fotografisë.

Por, me fotot e publikuara sot nga Marigona, duket se ata janë fejuar.

- Advertisement -

Në një prej fotove, shihet Robini duke ia mbajtur dorën Marigonës, e cila ka një unazë që duket si e fejesës.

- Advertisement -

Kujtojmë që më parë, Robin Haxhi Krasniqi ka qenë në lidhje me modelen shqiptare Heidi Lushtaku, e cila jeton dhe vepron në Gjermani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit