1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Borrell në konferencë me Kurtin: Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet

Rekomandime

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Stabilizim-Asociimit në të cilën është duke marrë pjesë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Shefi i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell në një adresim për media ka thënë se nuk kanë ende një datë se kur do të mbahet takimi i nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

Borrell ka potencuar se nuk ka ende konstruktivitet mes palëve për t’u kthyer në tavolinën e dialogut

Borrell ka folur edhe për çështjen e Asociacionit, duke përsëritur se marrëveshja e nënshkruar duhet të zbatohet.

“Ne gjithmonë njoftojmë për takimet e nivelit të lartë. Ne nuk kemi njoftuar ende. Ne kemi bërë të qartë që parakusht për takim të nivelit të lartë është që dy palët të jenë të gatshme për takim, ku qëllimi është që të arrihet progres”.

- Advertisement -

“Asociacioni i komunave serbe është pjesë e procesit të Berlinit dhe presim që të gjitha marrëveshjet të respektohen dhe të përmbushen nga të dy palët. Është pjesë e marrëveshjes dhe duhet të implementohet”, u shpreh Borrel.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti potencoi se Asociacioni është kundërkushtetues dhe më shumë u shërben politikanëve të caktuar sesa vetë qytetarëve.

- Advertisement -

“Ka shumë marrëveshje që nuk janë respektuar, por Beogradi përmend gjithmonë atë për Asociacionin. Besoj që është koha të kemi dialog me karakter demokratik, ku do të përfitojnë populli. Unë jam demokrat, prandaj mendoj se kapitujt e ardhshëm të dialogut nuk duhet të bëhen për të shpëtuar politikanë, dhe lëkurën e tyre, por qytetarët. Kam frikë se Asociacioni më shumë u shërben politikanëve në Serbi se qytetarëve”, u shpreh Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit