19.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Borrell, Kurtit: S’pajtohem me ju kur thoni se Gjykata Kushtetuese e pamundëson themelimin e asociacionit

Rekomandime

Shef i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka kërkuar që të vazhdojë procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai gjatë konferencës me Kryeministrin Albin Kurti ka kërkuar zbatimin e të gjitha marrëveshjeve që burojnë nga ky proces, përfshirë atë për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

- Advertisement -

“Jam demokrat dhe nuk jam këtu për të shërbyer për ndonjë politikan. Dialogu është i vetmi forum për të zgjidhur çështjet e hapura. Nuk pajtohem me ju kur thoni se Gjykata Kushtetuese e bën të pamundur implementimin e marrëveshjes për asociacionin e cila është lidhur nga përfaqësuesit e të dyja palëve”, është shprehur Borrell.

“Më vjen keq kryeministër por duhet të ju kërkoj që vazhdimit ta implementoni këtë marrëveshje marrëveshjeve”.

“Krijimi i asociacionit është pjesë e marrëveshjes së Brukselit, është e lidhur në mirëbesim nga palët dhe sigurisht që presim që të gjitha marrëveshjet të zbatohen nga të dyja palët”.

- Advertisement -

Me këtë rast Kurti ka thënë se kur Gjykata Kushtetuese e Kosovës me 23 pika e ka hedhur poshtë këtë çështje ka qenë Beogradi që ka reaguar dhe jo serbët e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit