12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Bill Clinton për herë të parë tregon si dhe përse bëri dashuri me Monica Lewinskyn

Rekomandime

Bill Clinton thotë se bëri seks me Monica Lewinskyn për t’i menaxhuar ankthet e tij.

- Advertisement -

Bill Clinton thotë se kishte bërë seks oral me Monica Lewinskyn për të lehtësuar presionet e punës, por ndihet ‘tmerrshëm’ që skandali përcaktoi jetën e saj (Lewinskyt), shkruan DailyMail.

Bill Klinton pretendon se lidhja e tij me Monica Lewinsky ishte një nga ‘gjërat që bëri për të menaxhuar ankthet e saj’.

Në një dokumentar të parë nga “DailyMail TW”, ish-presidenti thotë se ai kishte flirtuar me ish-paktikanten e Shtëpisë së Bardhë gjatë kohës që ishte në detyrë, sepse e ndihmonte në çështjet e tij.

- Advertisement -

Bill zbulon se në kohën kur ai u takua me Lewinsky presioni i punës e bëri atë të ndjehej si një ‘boksier’ i cili kishte bërë 30 raunde dhe ai e shikoi Lewinskyn si ‘diçka që do t’ia heq mendjen nga një kohë’.

Këto deklarata, ai i tha në një intervistë që paraqitet në serinë e dokumentarëve që do të transmetohen në Hulu për gruan e tij Hillary Clinton, të quajtuar “Hillary”, ku ish-zonja e parë dhe sekretari i shtetit me sinqeritet zbulojnë se në vijim të skandalit çifti pësoi krizë në martesë.

- Advertisement -

Bill i kërkon falje Lewinskyt në dokumentarin që do të dalë premierë të premten dhe thotë se u ndje ‘tmerrshëm’ që jeta e saj ishte përcaktuar nga afera e tyre.

Por, ai thotë se në një moment kur gjërat nuk kthehen në normale duhet të vendosni se si t’i bëni normale dhe se ish-praktikantja duhet thjesht të vazhdojë tutje.

Hera e fundit që Bill foli për skandalin ishte viti 2018 dhe u tërhoq përsëri në mënyrë spektakolare sepse tha që ai nuk i detyrohej Lewinsky për kërkimfalje.

Ai tha në intervistë tregon se si pasi e mohoi këtë edhe para Hillaryt, më vonë i tregoi të vërtetën.

“Unë shkova dhe u ula në shtrat, bisedova me të. I thash saktësisht se çfarë ndodhi, kur ndodhi. Thash që ndihem shumë keq për këtë dhe se është e pafalshme ajo çfarë kam bërë”, thotë Clinton.

Kurse, Hillary deklaroi: ‘Unë thjesht u shkatërrova. Nuk mund ta besoja. Unë isha kaq shumë e lënduar personalisht dhe nuk mund ta besojq këtë, nuk mund të besoja se më kishte gënjyer “.

Clinton shtoi se Hillary e bëri t’i tregonte edhe Chelseas dhe se ishte më e vështirë sesa t’i tregonte gruas.

Por, i pyetur përse kishte rrezikuar familjen, martesën dhe vendin e tij me këtë veprim, Bill tha se ai nuk po mendonte për ato gjëra kur e mashtroi gruan.

Ish-presidenti deklraroi se gjitha këto që i tha nuk ishin mbrojtje, por spjegim dhe se ndihet keq për atë që kishte bërë.

“Ndihem tmerrësisht keq për faktin që jeta e Monica Lewinskyt ishte përcaktuar nga ajo, padrejtësisht mendoj. Me kalimin e viteve e kam shikuar atë duke u përpjekur për t’u rikthyer në jetë normale përsëri”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit