1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Bota serbe” në veprim: Nxënës serbë në Podgoricë këndojnë këngë nacionaliste për Kosovën

Rekomandime

Para Shkollës Fillore “Dragisha Ivanoviq” në Podgoricë të Malit të Zi, janë regjistruar skena shqetësuese.

- Advertisement -

Video-pamjet tregojnë se si nxënësit e asaj shkolle, me tre gishtat e ngritur lart, kanë kënduar këngën e beretave famëkeqe të kuqe, “Krishti, Zoti”, e cila ishte gjithashtu pjesë e repertorit të pjesëmarrësve në tubimet para ndryshimit të qeverisë në Mal të Zi.

Sipas mediave lokale, regjistrimet u bënë gjatë pushimit të gjatë, kur nxënësit kënduan këngë të famshme nacionaliste serbe kushtuar Kosovës, raporton mediumi kroat “Dnevno”.

Kështu fëmijët kënduan “Vidovdanin”, dhe vargjet “Kudo që të shkoj, kthehem përsëri tek ti, si të ma rrëmbejnë Kosovën nga shpirti” kumbuan nga oborri i shkollës.

- Advertisement -

E gjithë kjo po ndodh për shkak të atmosferës së elektrizuar në Mal të Zi dhe tensioneve ndëretnike që arritën kulmin e tyre me fronizimin e Mitropolitit serb Joaniki në Manastirin Cetinje, simboli kombëtar i Malit të Zi shumëkombësh dhe modern.

Pamjet janë mbuluar për të mbrojtur identitetin e fëmijëve.

- Advertisement -

Ndërkohë, krerët institucionalë serbë ka kohë që po proklamojnë krijimin e një “bote serbe”. Me këtë po synojnë bashkimin e serbëve nga të gjitha shtetet e rajonit në një shtet të vetëm. Më i zëshmi në këtë ide është ministri i Brendshëm i Serbisë, ultranacionalisti Aleksandar Vulin, i mbështetur edhe nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Madje Serbia shpalli 15 shtatorin një festë të re kombëtare me një ekspozim të fuqisë ushtarake dhe me thirrje për të gjithë serbët në Ballkan që të bashkohen nën një flamur, duke shkaktuar shqetësim midis fqinjëve të saj dekada pasi thirrje të ngjashme çuan në luftërat e përgjakshme në vitet e ’90-ta.

Serbëve iu tha të shfaqnin mijëra flamuj kombëtarë me ngjyrat kuq, kaltër e bardhë të mërkurën, pavarësisht nëse jetojnë në rajon apo në botë, për të shënuar “Ditën e Unitetit Serb, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar”.

Duke e nisur ditën me plot festime, presidenti populist i Serbisë Aleksandar Vuçiq inspektoi pajisjet ushtarake të ekspozuara në një park të Beogradit, duke vlerësuar gatishmërinë e ushtrisë për t’iu përgjigjur kërcënimeve të jashtme, raporton “AlJazeera”.

Ai tha se ushtria është “pesë herë më e fortë” sesa vetëm disa vjet më parë dhe njoftoi blerje të reja të mjeteve ushtarake.

Shfaqja e muskujve nga zyrtarët serbë, si dhe thirrjet e tyre për krijimin e “Botës serbe”, apo bashkimin politik të serbëve që jetojnë në Bosnjë, Mal të Zi, Kosovë dhe Kroaci me Serbinë, kanë shkaktuar shqetësime në shtetet fqinje.

Në vitet e ’90-ta, forcat serbe me mbështetje financiare dhe politike nga Beogradi drejtuan fushata të përgjakshme në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë me qëllimin për të formuar një “Serbi të madhe”. Fushata u përpoq pa sukses të rivizatonte kufijtë e brendshëm të ish-Jugosllavisë dhe të krijonte një shtet të vetëm serb.

Thirrjet e reja për unitet pan-serb kanë rritur më tej tensionet në Ballkan.

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq tha se ai nuk mund të “besojë se serbët nuk kanë asgjë më të rëndësishme ose më të zgjuar për të bërë” sesa të krijojnë festa që cenojnë punët e brendshme të shteteve fqinje.

Ministri i brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, mbështetësi më i zëshëm i “Botës Serbe”, u përgjigj shpejt.

“Nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa ruajtja e identitetit serb”, tha ai.

Festa e re kombëtare përkon me ditën kur ushtria mbretërore serbe, së bashku me trupat franceze, mundën forcat e Fuqive Qendrore në një betejë të famshme të Luf.tës së Parë Botërore në Greqinë veriore në 1918.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit