1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Brnabiç fton Kosovën t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”

Rekomandime

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka ftuar sot të gjitha vendet e Ballkanit që nuk iu kanë bashkuar iniciativës “Ballkani i Hapur” , duke përfshirë edhe Kosovën, që t’i bashkohet kësaj iniciative, duke tërhequr vërejtjen se ftesa mbetet e hapur përherë, shkruan “”Kurir”

“Qytetarët që jetojnë në regjion do të kenë përfitime të jashtëzakonshme nga kjo iniciativë”, ka thënë Brnabiç.

- Advertisement -

Ajo shtoi se Serbia i jep “mbështetje të plotë” Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për marrjen e datës së fillimit të bisedimeve me BE, sepse ato “ më shumë se e kanë merituar”.

Ndërsa duke fol rreth Kosovës, Brnabiç tha se “Në Prishtinë nuk ka parë gatishmëri për dialog, për çka flasin edhe ‘numri gjithnjë në rritje i sulmeve ndaj serbëve’ dhe fakti se Prishtina nuk do të përmbush marrëveshjen e Brukselit”.

Brnabiç deklaroi se shpreson që Serbia gjatë kohës së kryesimit të BE-së nga Sllovenia do të hap të paktën një kapitull të ri, por beson se do i hapin dy në rrugën e integrimit dhe përmbushjes së kritereve.

- Advertisement -

Sipas saj reformat që realizon Serbia dhe mënyra e avancimit të Serbisë janë vetëm detyra në rrugën evropiane. Ka shumë vërejtje që mund të i bëhen BE-së, megjithatë ajo mbetet projekti më i suksesshëm paqësor.

“BE nuk mund të mos pranohet se është projekti më i suksesshëm paqësor në historinë e njerëzimit” tha ajo, duke shtuar se atë e sheh jo vetëm si projekt paqësor por edhe ekonomik”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit